http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga takimi me demokratet e njësisë 8; lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzave te Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Bashes, bllokimi i tonelatave me droge ne Mat e Vlore janë motivet qe shtyjnë Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm te sulmoje opozitën.?Pyetja që shtron çdo njeri normal, demokrat apo jo është: Si ka mundësi që ditën që kapeshin 11 tonë drogë ministri i Brendshëm rreshton ne frontin e të keqes opozitën, median, prokurorinë?! Përgjigjja është vetëm një: sepse ministri i Brendshëm është pjesë e këtyre 11 tonë drogë. Normalisht po të kapen 11 tonë drogë dhe ke pjesë e hisen tënde aty, të ikën zëri e të erren sytë, se po të shtrëngohet laku dhe më shumë do ti shtrëngohet?.Përballë shqetësimit te banoreve për rritjen e konsumimit te drogës ne shkolla; Basha ka theksuar se kjo është pasoja e politikes kriminale te kryeministrit Edi Rama.?Pranë shkollave të mesme ka çdo ditë persona që shesin hashash dhe droga të forta, ndërsa konsumimi nga të rinjtë është rritur në mënyrë tejet shqetësuese. Rritja e konsumit të drogës tek të rinjtë, përdorimi i qytetarëve si skllevër në parcelat e hashashit dhe vrasjet për drogën janë sot pasojat direkte të politikës kriminale të Edi Ramës, për ta kthyer Shqipërinë në hambar droge?,- tha kryetari i Partisë Demokratike.Sipas Bashes, situata shqetësuese e kultivimit te drogës ne Shqipëri, ka ardhur si pasoje e politikes se qeverise per te futur ne radhët e policisë se shtetit persona te njohur për bashkëpunim me krimin e organizuar.