http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Publikimi i listës se personave qe qeveria ka dekoruar nje vit me pare me rastin e 70 vjetorit te çlirimit ka sjelle reagimin e ashpër te opozitës. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama, se u ka shpërndare medalje hetuesve, prokurorëve e gjykatësve që kanë vrarë pa gjyq gjate diktaturës komuniste.?Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot. Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit?.Për opozitën, dekorimi i këtyre personave është nje arsye me shume qe shqiptaret t?i bashkohen protestës se 8 dhjetorit.?Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara?.