Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u bëri thirrje sot përmbaruesve privat dhe publik të ekzekutojnë vendimet e gjykatave dhe të mos merren me analizimin e tyre.
Gjatë një takimi me ta, porosia e Manjanit ishte e qartë: Bjeruni në kokë shkelësve të ligjit.
Manjani: Zbatimi i vendimit të gjykatës është përparësi, është detyrim kushtetues, përparësi ligjore, nuk ka asnjë diskutim. Bjerini kokës kujdo që shkel ligjin, Ministrit të Drejtësisë të parit.Nëse kjo ndodh, kemi zyrtarë të shtetit që hezitojnë, pengojnë apo nuk duan të zbatojnë vendimet e gjykatës janë njësoj shkelës të ligjit. E them këtë për Ministrin e Drejtësisë të parin, të tjerët nuk më dhimbsen fare, po fare.Nuk ka mbetë në zyrën e përmbaruesit të gjykohet as drejtësia e vendimit, as arsyeja pse është marrë vendimi.Është dhënë vendimi i gjykatës për tu zbatuar dhe zbatohet, pikë.Nuk kemi ndërmend të marrim asnjë kosto shtesë për këtë çështje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-permbaruesve-bjeruni-ne-koke-shkelesve-te-ligjit-duke-filluar-nga-une/