http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë vetëm pak nga tingujt festivë me te cilat do te presim Krishtlindjet në Tiranë. Për herë të parë në historikun shekullor të Bandës Frymore të Tiranës, ky formacion muzikor me 100 artistë do të luajë partiturat hite të këngëve të kërshëndellave. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti i parë i bandës frymore të Athinës Panos Vlachos. Në ritmet e bandës do të jenë tre solistë virtuozë të muzikës lirike shqiptare, Armaldo Kllogjeri, Erinda Agolli, dhe Ivana Hoxha. Abanera nga Carmen, Partiro, Granada, Nessun Dorma, Feliz Navidad në Jazz, nata e qetë dhe Jingle Ball janë vetëm disa nga materialet që do të vijnë pasditen e së enjtes në sheshin Nënë Tereza.