Arrestohet kreu i bandës së grabitësve Admir Çerpja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga supergrabitja e ndodhur në rrugën e Rinasit, policia arrestoi mbrëmjen e së premtes të shumëkërkuarin Admir Çerpja. Ai ishte cilësuar si një nga krerët e grupit që grabiste makinat e blinduara, së bashku me të paktën 4 pjesëtare të tjerë, të cilët janë të prangosur tashmë nga policia. Prangosja e Admir Çerpjas, i njohur ndryshe edhe si Xhuljano Çerpja, banues në Bathore, u bë në Dibër nga forcat speciale, ku po kërkohej prej disa ditësh në kuadër të operacionit ?Patriot?. Menjëherë pas arrestimit, 35-vjeçari u shoqërua nën masa të shumta sigurie në drejtorinë e policisë së Tiranës. Kapja e të shumëkërkuarit Çerpja u bë pas një operacioni disa ditor në qarkun Dibër ku u përfshinë edhe forcat RENEA e FNSH. Ndërkohë, mbetet ende në kërkim Admir Murataj si dhe dy nipat e tij, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Deri tani, përveç Admir Çerpjes janë arrestuar edhe Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli dhe Ernest Kupa. Pesë të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim grabitën para 10 ditësh 3.2 milion dollarë në Qafë Kashar të një banke të nivelit të dytë e po kështu akuzohen edhe për ngjarjen e ndodhur me 3 dhjetor te 2015. Aktualisht, dosja ndodhet te Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi banda e përbërë nga të paktën 6 persona, operonte si grup i strukturuar kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form