http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita mban protestën me moton ?Shtet me Sovranitet? ne Prishtine, e para per këtë vit, në serinë e tubimeve të paralajmëruar prej tyre me qëllim rrëzimn e qeverisë Thaçi-Mustafa. Protestuesit u mblodhen ne Biblioteken Kombetare dhe nisen marshimin e tyre drejt selise se qeverise, ndersa ne krye te tyre qendronin lideret e partive opozitare, Haradinaj, Limaj e Ymeri. Ata mbani ne duar dhe nje banderole te madhe me slloganin ?Shtet me Sovranitet?. Kjo proteste zhillohet në kushtet e një klime te tensionuar në Prishtinë. Forca të shumta police qendruan në gjëndje, gadishmërie ndërsa kontrollet para tubimit kanë qenë të shumta, mes të cilëve dhe shtëpinë e deputetit Albin Kurti. Ky i fundit është nën masën e arrestit të shtëpisë. Nga kontrollet resultoi se deputeti Kurti ndodhej në shtëpi. Perfaqesite diplomatike ne Prishtine u bene apel tubuesve te ruanin qetesine. Prej muajsh deputetet e Vetëvendosjes, AAK-së, dhe Nismës kanë bllokuar punimet në Kuvend me gaz lotsjellës dhe kanë mbajtur protesta, pasi kundershtojnë marrëveshjet për Komunat Serbe ne Veri dhe kufirin me Malin e zi. Pas argumentit të gjykatës kushtetuese, opozita kërkoi largimin e dyshes Thaçi-Mustafa pasi shkelën ligjin themeltar të shtetit.