http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte ne Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave, i shoqëruar edhe me dy ministrat e kabinetit qeveritar Arben Ahmetaj si dhe Shkëlqim Cani. Rama është pare te hyje ne ketë institucion rreth orës 11 teksa ka dale nga zyrat, nuk i ka kursyer tonet urdhëruese ndaj Drejtoreshës se Përgjithshme te Doganave Pranvera Fagu. Burime pran këtij institucioni thonë se qëllimi i vizitës ishte analiza e punës per vitin qe lame pas, si dhe objektivat qe duhen arritur per 2016. Duke ju referuar te dhënave, administrata e doganave është institucioni qe ka performuar me dobët ne mbledhjen e te ardhurave. Konkretisht zëri i akcizës ka nje mosrealazim te theksuar. Ekspertet e lidhin ketë fakt me rritjen e kontrabandës, ndërsa vete qeveria argumenton se kane renë çmimet ne tregjet ndërkombëtare. Vetëm pak kohe me pare kryeministri Edi Rama nuk e fshehu zhgënjimin qe pati nga dështimi i kësaj administrate, teksa ne një vizite blic qe zgjati vetëm 3 minuta ai pezulloi pothuajse te gjithë drejtuesit e doganave. Prej mese një viti pranë doganave vepron dhe kompania e huaj ?Crown Agent?, e cila ndonëse dështoi vitin e parë, serish vijoi punën.