http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka shpenzuar ditët e fundit te vitit 2015 plot 6.3 miliardë leke duke kryer 2617 pagesa. Për opozitën, këto shifra tregojnë paaftësinë e qeverise për te shpenzuar buxhetin gjate vitit dhe e nxitimin per te shpërndarë fondet ne mënyrë klienteliste ne 31 dhjetor. Por Ministri i Financave, nuk pati ndonjë përgjigje konkrete për këtë akuze, ndërsa kreu i komisionit Erjon Braçe i doli ne mbrojtje, duke thënë se ligji nuk ka shkelje ligji. Teksa ministri ishte ne komision për te miratuar ndryshimet qe ju bene buxhetit te 2015, ai e justifikoi mos mbledhjen e taksave me rënien e nyjshme te çmimeve ne tregjet ndërkombëtare, por ky argument per opozitën, nuk qëndron. Kjo është hera e shtate qe ne 2 vite, qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin e shtetit, si pasoje e mos mbledhjes se te ardhurave ne masën e programuar, jo vetem ne fillim te vitit, por edhe pas rishikimit qe i behet me akt normativ.