Vritet në pritë 44-vjeçari Fatmir Pula - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-20

Views 26

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Krujë. Viktimë e këtij atentati ka mbetur shtetasi Fatmir Pula, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar. 44-vjeçari punonte faturues autobusi ne linjën Kamez-Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së martës ne fshatin Nikel, teksa 44-vjeçari ishte duke u kthyer i vetëm për në banesën e tij. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se vrasja e tij ka qenë e organizuar dhe ai ndiqej prej kohësh nga ekzekutorët, te cilët kishin ngritur edhe priten ne orët e vona te mbrëmjes se te martës. Policia po punon në disa pista për zbardhjen vrasjen e Fatmir Pules. Një nga pistat lidhet është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së vëllait, i cili është polic në Komisariatin e Krujës. Ekspertet po verifikojnë nëse vëllai i 44-vjeçarit te vrare, ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt gjate ushtrimit te detyrës se tij si efektiv i policisë.

Share This Video


Download

  
Report form