http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konflikt me thika i ka marrë jetën një 55-vjeçari sot rreth orës 10e 30 në rrugën ?Llambi Bonata? në Tiranë. Luan Koprencka babai i dy fëmijëve u qëllua 3 herë me mjet të mprehtë në organet jetike, dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Sipas Policisë krimi është kryer pas një debati që ka pasur viktima në një nga lokalet e natës në kryeqytet, i cili ishte në pronësi të vëllait të Alban Hykës, autor i dyshuar. Së bashku me Hykën, ka qenë edhe shoku i tij Vladimir Islami, të dy të shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit. Pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike, ka folur për Vizion Plus vëllai i viktimës, i cili ka thënë se ia ka lënë në dorë drejtësisë ndëshkimin e fajtoreve. Ndërkohë dëshmitarët okulare kane rrëfyer se Luan Koprenca ishte një njeri i qetë dhe punonte roje në shkollën publike të zonës së Kombinatit. Nga ana tjetër sipas hetuesve 55-vjeçari ishte person i alkoolizuar. Ndërkohë mësohet se jane shoqëruar në komisariatin nr.6 dhjete persona, të cilët ishin të pranishëm në lokal në momentin e konfliktit. - See more at: http://vizionplus.al/tirane-vritet-me-thike-55-vjecari/#sthash.QDLvez9b.dpuf