Merr fund mësimi me turne tek “Havzi Nela”, tani gjimnazistët ankohen për kushtet

Ora News Lajme 2016-01-26

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marrin fund peripecitë e nxënësve të Kukësit që zhvillonin mësim me turne në gjimnazin ?Havzi Nela?.
Pas ndërtimit të shkollës së re ?Bajram Curri? ku u akomoduan rreth 470 nxënës të shkollës 9-vjeçare, gjimnazistët e turnit të dytë të ?Havzi Nelës? kanë nisur proçesin mësimor në ambientet e shkollës të lëna bosh pas ndërtimit të shkollës së re, por ankohen për kushtet.
Gjimnazisti: Për ne që qëndrojmë në konvikt është vështirësi për ditën e hënë sepse tani janë dhe ngricat, është problem për të kapur orën e parë të mësimit. Edhe kushtet nuk janë shumë të favorshme, bankat janë të ulëta pasi kanë qenë për nxënës të fillores.
Gjimnazisti: Bankat janë shumë të vogla për ne sepse ka qenë fillorja.
Nga ky gjimnaz janë akomoduar në konvikt 200 nxënës dhe kalimi në turnin e parë ua ka berë më të lehtë drejtuesve sigurinë brenda kësaj godine.
Shpresa Kerxhaliu: Janë zgjidhë disa probleme, si mungesa shpesh herë e dritave, futja e personave të jashtëm tek shkolla që shpesh herë krijon problem të ndryshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/merr-fund-mesimi-me-turne-tek-havzi-nela-tani-gjimnazistet-ankohen-per-kushtet/

Share This Video


Download

  
Report form