PD: Rama mashtroi me rindërtimin e shkollave, mësimi do bëhet me 4 turne - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka premtuar se 143 objekte mësimore do të ishin gati për në shtator, por sot fëmijët do të bëjnë mësim në kushte skandaloze dhe me 4 turne.Ish deputeti Luciano Boci ishte në Shijak ku tha se 400 nxënës të dy shkollave të shembura nga tërmeti ?Petrit Llaftiu? dhe ?Lidhja e Prizërenit? do të bëjnë mësim me turne në shkollën ?Muharrem Dollaku?. Shijaku është i përfshirë në zonat e dëmtuara, të prekura nga tërmeti dhe në planin e rindërtimit, por siç e shihni jemi në shtator dhe shkollat nuk janë gati pavarësisht premtimit mashtrues të Rames I cili premtoi hapur, publikisht që 143 shkolla do të ishin gati në shtator. Dhe jo vetëm këtu në Shijak, por kudo ku kemi qenë kemi faktuar pikërisht këtë mashtrim dhe 400 nxënësit e këtyre dy shkollave janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër, shkolla ?Muharren Dollaku? e cila nuk ka kapacitete. Janë gjithsej 9 klasa, pretendohet që mësimi të bëhet me turne por edhe me turne nuk mjafton. Në këto kushte nuk mund të flitet për protokolle sigurie, për masa sigurie sepse nuk i sigurohet as transporti, me opsionin tjetër për të ikur 6 km larg dhe as paketa të tjera financiare për përballimin e maskave apo të elementëve të tjerë të protokolleve të sigurisë. Dhe kjo është situata e arsimit sot, kjo është situata e qeverisjes, arsim në rrënoja, qeverisje e shkatërruar pavarësisht premtimeve mashtruese të Rames. Boci tha se Rama në vend që tu japë fonde për shkollat u kërkon vota për pushtetin e tij, kryebashkiakëve të tij legjitime. Rama ishte në Elbasan dhe thirri kryebashkiakët e tij të emëruar, midis të cilëve ishte edhe ky i Shijaku, edhe ai I Rrogozhinës por edhe ai i Krujës dhe të tjerë dhe në fakt nuk u foli asnjë fjalë për arsimin, iu foli vetëm për karrigen e tij dhe pushtetin. Iu kërkoi llogari dhe vuri në rresht për faqen e tij në Facebook, për të bere like dhe nuk iu kërkoi fare llogari për masat që pushteti lokal duhet të marrë për përballimin e pandemisë, për sigurimin e jetës se fëmijëve tanë dhe për sigurimin e jetës së mësuesve. Madje nuk iu premtoi atyre asnjë lek për mësimin, për ambientet mësimore, por ama iu premtoi paketa financiare pikërisht për qëllimin e tij, për te blerë vota prej pushtetit lokal, për të trysnuar votat prej pushtetit lokal dhe sigurisht për ti kuar militantët e tij me vende pune fiktive, për ti lëshuar me pas si lukuni për ti rrëmbyer përsëri votat nga njerëzit e thjeshtë sepse paratë nuk janë të Rames, por janë të taksapaguesve dhe këto para nuk shkojnë tek nxënësit, tek prindërit, tek arsimi, tek shkolla, shkojnë tek njerëzit për të mashtruar me pas, për të rrëmbyer votën dhe për të përsëritur pushtetin e tij të kalbur.

Share This Video


Download

  
Report form