Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e shtetit doli në një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e një operacioni ndërkombëtar duke shkatërruar një grup kriminal të akuzuar për shpërndarje droge dhe shfrytëzim e prostitucioni
Në pranga janë vënë 17 shqiptarë. Operacioni u kodua ?Tempesta?
5 janë arrestuar në Shqipëri, 11 në Itali dhe 1 në Sllovaki
?Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë gjatë periudhës shtator 2014- qershor 2015 është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali. Autoritetet e Milanos lëshuan 18 masa sigurimi arrest burg dhe një detyrim me paraqitje në drejtim të personave të dyshuar.
Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria në zonën e Milanos në Itali? tha nëndrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa.
Zyrtari i lartë i policisë tha se grupi kriminal kishte aktivitet shumë aktiv.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkaterrohet-grupi-kriminal-17-shqiptare-ne-pranga-operacioni-ne-4-shtete/