Administrimi i TVSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nuk tërhiqet nga koncesioni në administrimin e TVSH-së. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka mbledhur këtë pasdite Këshillin Tatimor, për t?i prezantuar nismën dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma teknologjike e kompanisë që do të fitojë tenderin. Tashmë financat kanë përfunduar edhe studimin fizibilitetit dhe janë drejt hartimit të termave përfundimtare që do të ketë kontrata. Një pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit Tatimor, janë ekspertë të cilët kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për lënien në dorën e sektorit privat të të dhënave që vijnë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë vetë ministri është shprehur i vendosur dhe tha se diskutime do të ketë vetëm për detajet dhe jo për faktin nëse ky koncesion do të jepet apo jo si shërbim te një firmë private.

Share This Video


Download

  
Report form