Report TV - Ekspozita/ Shqipëria dhe realiteti shqiptar në skicime “De Stijl”

Report TV 2016-01-30

Views 4

Një grup vajzash e djemsh të rinj, që i bashkon talenti dhe pasioni për artin, kanë realizuar një ekspozitë me skicime, në thelb të së cilës qëndron përditshmëria dhe realiteti.

Urban Sketchers quhet organizata jofitimprurëse e formuar prej këtyre të rinjve, e cila funksionon prej mëse 2 vitesh dhe vijon të sjellë një frymë të re me çdo projekt të sajin.

?Të skicojmë në stilin De Stijl?? quhej ekspozita, ku sfida kryesore e çdo artisti ishte të tregonte nëpërmjet skicave Shqipërinë apo situata nga jeta e përditshme me ngjyrat dhe linjat e De Stijl.

Anduena Dragovi një nga themelueset e Urban Sketchers dhe organizatore e ekspozitës vlerësoi punën e artistëve, jo vetëm për këtë nismë. Këta të rinj kanë udhëtuar në çdo vend të Shqipërisë dhe me skicimet e tyre kanë krijuar një kalendar shumë origjinal, i cili nuk do të përdoret për të siguruar të ardhura, përkundrazi, personat e pranishëm në ekspozite mund të pajiseshin me një kopje.

Ky event erdhi nën kurimin special të pedagogut Agron Mesi dhe me mbështetjen e Destil, një nga pikat më të frekuentuara në kryeqytet nga studentët e apasionuar pas artit në veçanti.

Share This Video


Download

  
Report form