http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret u kërkoje partive politike ne Maqedoni te plotësojnë pikat e mbetura te marrëveshjes se korrikut, nga te cilat do te përcaktohet nese jane krijuar kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Ketu përfshihet rishikimi i listave zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve te OSBE/ODIHR per mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme, si dhe garantimi i përfaqësimit të paanshëm në media, të subjekteve politike. Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada Amerikane ne Shkup pas nje takimi me kryeministrin Dimitriev, u kane lene afat forcave politike deri ne 20 shkurt. Ne deklaratën e përbashkët te tyre thuhet:?BE dhe SHBA-të në konsultime me ekspertët ndërkombëtar dhe ata lokalë do të vlerësonjë nëse janë plotësuar kushtet që të mbahen zgjedhje në 24 prill. Megjithatë, i mbetet parlamentit dhe qeverisë dhe liderëve tuaj politik qe te vendosin pasi ata janë përgjegjës për ta cuar vendin ne rrugën euroatlantike.?Nderkaq, opozita nuk ka hequr dore nga qendrimi se pa pastrimin e listes se zgjedhësve dhe reformën ne media, nuk do te marre pjese ne zgjedhje.