Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PS, Ben Blushi tha se kryetari i PS-së Edi Rama ka grabitur mandatin dhe nuk ka burrninë as të bëjë zgjedhje.
Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, Blushi në një deklaratë për mediat tha se edhe brenda grupit PS kishte ngritur zërin për të pasur zgjedhje brenda PS, siç e kërkon statuti.
Ben Blushi: Unë do të vazhdoj të bëj këtë debat se po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari i partisë dhe kjo është parimore. Është parimore për një parti e cila ka vendosur në librin e rregullave të veta që një herë në 4 vjet ka zgjedhje. Jemi në vitin e 7-të dhe nuk kemi zgjedhje dhe arsyet janë të kuptueshme. Sepse Edi Rama nuk do të zgjidhet. Sot Edi Rama nuk foli dhe saç folët ju foli edhe ai sot.
Një njeri që ka bërë kaq shumë reforma, në energji, informalitetin, reformën territorial, refomën e pensioneve etj, pra ky njeri që mendon se ka një bilanc kaq të mirë pse ka frikë të zgjidhet. Pse ka frikë të zgjidhet?! Të dalë dhe të thotë: Është koha për tu votëbesuar. Partia mblidhet njëherë në 4 vjet. Kjo nuk po ndodh dhe për fat të keq është një grabitje dhe unë nuk do pajtohem dhe nuk mund të pajtohem kurrë. E thashë dhe brenda.
Si ka mundësi të besojmë ne si grup politike se Shqipëria të besojë, ne të besojmë se në mund të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin në parti.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/blushi-mandati-i-rames-i-grabitur-nuk-do-te-pajtohem/