Report TV - Audio ku Matilda Makoçi flet për Ramën: Edi, shok i dashur i imi

Report TV 2016-10-31

Views 2

Deklarata Matilda Makoçit, ish-bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama në favor të tij, ka ngjallur interes të madh tek opinioni publik, por nga ana tjetër ka shkaktuar edhe reagime nga mediat pranë PD-së, të cilat kanë shkuar deri aty sa kanë vënë në dyshim prononcimin e saj për gazetën Shqiptarja.com.

Për shkak të interesit të lart publik, por edhe për të hedhur poshtë këto dyshime, që shkuan deri në sulme ndaj gazetës Shqiptarja.com e Report Tv, publikojmë sot një pjesë audio të prononcimit të saj për gazetën shqiptarja.com. Në fakt gazetarët që punojnë për gazetat print jo gjithmonë regjistrojnë me pamje intervistat e tyre.

?Më vjen mirë që më përmendët Edin. Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle, dhe është një shok i dashur i të gjithëve. Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë dhe gëzohem për sukseset që ka, porse djali që kemi ndihmon për të qenë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime?.

Share This Video


Download

  
Report form