Moratoriumi i pyjeve, Lefter Koka: Do të mbjellim fidanë për ripyllëzim - Ora News

Ora News Lajme 2016-02-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ftuar në ?Tonight Ilva Tare? ka folur mbi moratoriumin e shfrytëzimit të pyjeve dhe periudhën kohore që është menduar për këtë moratorium. Ai ka thënë se moratoriumi ka qenë i pashmangshëm duke parë situatën e pyjeve që gjendet sot Shqipëria
Lefter Koka: Moratoriumi ndalon prerjen 100% për qëllim fitim, ndalon eksportin 100%. Lejon pasi bashkitë të kenë evidentuar nevojat e domosdoshme të popullatës për djegie, kjo sidomos në zonat malore dhe do të jetë bashkia nëpërmjet drejtorive të saj të shërbimit pyjor që do të evidentojnë shërbimet në pyje dhe kjo lëndë drusore do ti shitet me një kosto dhe me një çmim social banorëve duke i dhënë mundësi bashkisë që parata e arkëtuara ti shkojë për mbjelljen e sipërfaqeve. Konsulta e bërë me specialist të fushës shihnin 10 vjet kohën minimale për të arritur atë ekuilibër të nevojshëm apo të arritur në atë sipërfaqe të gjelbër të patur para dëmtimeve të ndodhura. Sot një dru i prerë është mbi 40-vjeçar dhe ajo qe ne po kërkojmë sot janë masat e marra nga Ministria e Mjedisit për të vazhduar me pyllëzimin për mbjelljen e fidanëve të ri. Do tentojmë në vjeshtë të bëjmë mbjelljen nëpërmjet farave sepse sipërfaqet janë shumë të mëdha dhe është e pamundur të bëhet e gjitha me fidanë. Një dru i ri nuk është në moshë 10 vjeçare të jetë një dru i cili mund të shfrytëzohet për industri apo për djegie. Pavarësisht se ajo çka ndodh sot është pikërisht një dru i ri, është shumë më i lehtë për tu prerë ndoshta edhe nga një individ i cili kërkon të presë dru në mënyrë të paligjshme ndaj koha mendohet se është e nevojshme dhe e domosdoshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/moratoriumi-i-pyjeve-lefter-koka-do-te-mbjellim-fidane-per-ripyllezim/

Share This Video


Download

  
Report form