Moratoriumi i Pyjeve, Koka: Masë agresive por shumë e domosdoshme- Ora News

Ora News Lajme 2016-02-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht debateve për moratoriumin e pyjeve, ministri Lefter Koka e quajti masë të domosdoshme për të ndalur njëherë e mirë shkatërrimin masiv të pyjeve në të gjithë vendin. Ministri Koka foli gjatë analizës së Agjensisë së Zonave të Mbrojtura ku njoftoi edhe hartimin e një ligji për vetëfinancimin e tyre.

Tirane- Pavarësisht debateve politike që shkaktoi moratoriumi 10- vjeçar , Ministri i Mjedisit Lefter Koka e ka konsideruar një masë agresive por të domosdoshme për të ndaluar shfrytëzimin pa kriter të pyjeve në të gjithë vendin.

Duke folur në analizën vjetore të agjensisë kombëtare për zonat e mbrojtura, ministri Koka vlerësoi punën e këtij institucioni, duke nënvizuar se prej dy vitesh këto zona ishin lënë jashtë vëmendjes. Kreu i mjedisit bëri me dije se shumë shpejt do të propozojë në qeveri edhe projekt ligjin për vetëfinancimin e tyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/moratoriumi-i-pyjeve-lefter-koka-nje-vendim-i-domosdoshem/

Share This Video


Download

  
Report form