http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U sollën me urgjencë mbrëmjen e djeshme drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 7 nga 10 të plagosurit e atentatit , të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ndërsa 3 të tjerë mbetën të vdekur në vend. Për mjekët e Spitalit të Traumës gjendje e të plagosurve vijon të mbetet serioze, teksa dy prej tyre Flornc Çapja dhe Bujar Rreshka raportohen te jene ne gjendje kritike. Po kështu, ndodhen në reanimacion edhe 5 persona të tjerë Arnold Çapja, Fejzulla Çapja, Adrian Zharri, Ferit Muça, dhe Luan Muça. Florenc Çapja i njohur ndryshe si Lenci, nipi i vogël i Sokol Çapas, i vrara në dhjetori të vitit 2005, dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të së mërkurës, ku u plagos me katër plumba në trup. Bluzat e bardha e kanë rikthyer edhe njëherë në sallën e operimit Florencin pasi dy nga plumbat i kanë prekur organet jetësore. Pavarësisht se 5 nga plagosurit e nuk janë në rrezik për jetën, përsëri, për arsye sigurie mbahen të monitoruar në reaminacionin e Spitalit të Traumës, pasi i frikësohen ndonjë hakmarrje të mundshme nga grupet rivale.Forca të shumta të policisë janë dislokuar në ambientet e brendshme të spitalit ku pa marrin ndihmën e para të plagosurit e fisit Çapja me origjinë nga qytetit i Elbasani. Rreth mesditës do të ketë përsëri një komunikim me mediat edhe drejtori i Spitalit për të bërë të ditur edhe gjendjen e të plagosurve pas atentatit.