Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një aktivitet dy ditor në Tiranë, bizneset e rajonit të Epirit kanë prezantuar produktet e tyre në fushën e turizmit dhe agrobiznesit me qëllim tërheqjen e vizitorëve shqiptarë drejt vendit te tyre.
Për herë të parë në kryeqytetin shqiptar bizneset greke kanë prezantuar produktet e tyre në sektorin e turizmit dhe agrobiznesit.
Qëllimi i aktivitetit është tërheqja e bizneseve dhe turistëve shqiptarë në vendin e tyre.
Rajoni i Epirit, njësi administrative në veri të Greqisë, në bashkëpunim me Albpartners dhe Albanian Turizëm kanë sjellë në vendin tonë operatorë grekë të cilët prezantojnë produktet e tyre bio.
Alexandros Kachrimanis: ?Sipas të dhënave që ne kemi Epiri vizitohet nga shumë turistë shqiptarë.Prezantimi i produkteve sot është dhe një mënyrë për të fuqizuar marrëdhëniet midis dy vendeve?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-grek-ne-tirane-rajoni-i-epirit-fton-turistet-shqiptare-per-te-vizituar-vendin/