Blushi: Rama një nga kandidatët, s’i takon të caktojë do ketë apo jo zgjedhje

Ora News Lajme 2016-02-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Ben Blushi tha nga Kukësi se nuk vendos Edi Rama nëse ka apo jo zgjedhje për kryetar në parti, pasi sipas statutit të kësaj force ai është edhe vetë një kandidat. Pas një takimi për emigrimin dhe integrimin me qytetarët kuksianë, ku promovoi dhe librin ?Kandidati?, Blushi tha se Rama ka probleme paranoje dhe konkurence.
Deputeti Ben Blushi i ka konsideruar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet në PS si gafë të tij.
Sipas Blushit, një nga kandidatët për kreun e PS, edhe vetë Rama është kandidat dhe sipas statutit të partisë nuk ka tagrin të përcaktojë nëse do ketë apo jo zgjedhje.
Blushi: Ka kongres, që do të thotë se ka edhe zgjedhje dhe kjo nënkupton që zgjedhjet nuk i cakton ai që është kandidat. Në këtë rast Edi Rama është një nga kandidatët, sipas ligjit, pra nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje, kush do të jenë kandidatet, kur do mbahen zgjedhjet dhe si do të mbahen dhe kush do ti numërojë votat. Edi Rama nuk e ka këtë të drejtë. Është një kandidat me garë sipas statutit në fuqi të PS dhe duke i shkuar strikt statutit, ose ligjit do të thotë që unë kam të drejtë. Të gjithë ata që lexojnë në këtë mënyrë statutin e PS kanë të drejtë dhe e drejta nuk matet me numra. Vendimet merren me numra.
Për Blushin, Rama ka probleme paranoje, ose frikë nga konkurenca.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kukes-blushi-rama-eshte-nje-nga-kandidatet-nuk-i-takon-te-caktoje-do-kete-apo-jo-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form