Ndërron jetë i plagosuri në Beragozhd - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-07

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
52-vjeçari Vasfi Fraholli ndërroi jetë ne repartin e djegie e plastikes ne QSUT, si pasoje e plagëve të marra ne 60 peqind të trupit, duke shënuar viktimën e pare te ngjarjes se rende. Ne kujdes intensiv janë dhe 12 persona të tjerë, të cilët kanë djegie ne masën 30-40 perqind, pasi kanë qenë të ulur shume pranë bombolave të gazit. 30 persona mbeten të plagosur nga shpërthimi i bombolës ne një nga lokalet e zonës. Për ngjarjen, Gjykata e Pogradecit la ne burg per 40 dite Romario Muçken, pronarin e biznesit ku ndodhi shpërthimi. Prokuroria kërkoi nga gjykata te vlerësoje si te ligjshëm arrestimin ne flagrance te Muçkes dhe caktimin si mase sigurimi ate te arrestit me burg, me afat 40 dite. Gjate këtij harku kohor, ekspertet duhet te vene ne dispozicion te Prokurorisë raportin përfundimtar te ekspertimit te kushteve teknike te bombolës, e cila shkaktoi shpërthimin. Mbi Muçken rendon akuza e ?shkeljes se rregullave mbi lendet plasëse, djegëse dhe radioaktive, e cila parashikon dënim deri ne dhjete vite burg. Përveç kësaj vepre, policia e Korçës e akuzoi 20-vjeçarin edhe per plagosje te rende nga pakujdesia, akuze, e cila u pushua nga Prokuroria e Pogradecit.

Share This Video


Download

  
Report form