Report TV - Dekriminalizimi, aktet, Bylykbashi: Hartojmë draftin, askush s'shpëton

Report TV 2016-02-08

Views 0

Maxhoranca dhe opozita po hartojnë draftin me aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm që është në grupin e punës në Kuvend, Oerd Bylykbashi, sqaron se aktet kanë të bëjnë me disiplinimin e vetëdeklarimeve, modelin e tyre si dhe përcaktimin e vendeve për rastet e procedimeve penale ende të pambyllura.

Ndërsa veçon rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po ofron modele dhe proceduar të kontrollit të vetëdeklarimeve, demokrati Oerd Bylykbashi thekson rëndësinë e një akti nënligjor që duhet të vijë nga Ministria e Brendshme.

Sipas tij, ky institucion duhet të sjellë propozimin për rastet e pezullimit të drejtës së votës për personat e dënuar për vepra të rënda penale.

Bylykbashi është i bindur se askush nuk do ti shpëtojë ligjit dhe vetëdeklarimi është moment kyç për procesin e dekriminalizimit.

Share This Video


Download

  
Report form