Report TV - Rama: Qentë le të ecin karvani ecën përpara

Report TV 2016-02-15

Views 2

Ka qenë mjaft i prerë kryeministri Rama në përgjigjen që i ka dhënë kritikëve për manipulim zgjedhjesh në parti duke kujtuar shprehjen popullore ?Qentë le të lehin, karvani ecën përpara".

"Mirënjohje socialistëve që megjithë shiun po votojnë në masë delegatët e Kongresit në qarqet Fier, Elbasan, Korcë, Berat. Qentë le të lehin karvani ecën përpara ? shkruan kryeministri në Facebook.

Më herët Rama ndoqi zgjedhjet e delegatëve për kongresin e partisë nga Fieri dhe Elbasani. Sipas kreut të selisë rozë interesimi i socialistëve është kaq i madh sa një anëtare ka ardhur posaçërisht nga Amerika për të votuar.

Në qarqet Berat, Elbasan, Fier dhe Korçë do të zgjidhen këtë të shtunë 336 nga 1500 delegatët e kongresit të 19 marsit. Delegatët janë ata anëtarë të partisë që kanë të drejtë vote në kongresin ku do të ndryshojë statuti i Partisë Socialiste. 34 mijë anëtarë socialistë do të votojnë në 151 qendrat e votimit të ngritura në 4 qarqet.

Share This Video


Download

  
Report form