Report TV - Crown Agents: Cisterna “bosh” e naftës u zbraz 257 herë në një muaj

Report TV 2016-02-15

Views 4

TIRANE - Njëra prej cisternave të Rafinerisë së Naftës në Ballsh është shkarkuar 257 herë gjatë një muaji, ndërkohë që zyrtarisht ishte bosh që prej vitit 2013. Rasti është evidentuar nga kompani Crwon Agents, sipas së cilës vetëm prej kësaj depozite është shkaktuar një evazion prej 1.7 milionë dollarësh.

Në një raport për mënyrën si bëhet kontrabanda e naftës në Shqipëri, konsulentët britanikë vërejnë se cisterna u gjet vërtetë bosh në maj të vitit 2015, por u vërtetua se në të ishte depozituar 257 herë karburant vetëm gjatë gushtit të vitit 2014.

Në raport thuhet gjithashtu se u kërkuan pronarët e rafinerisë, të cilët deklaruan se sipas njohurive të tyre cisterna në fjalë në ato momente ishte bosh dhe kishte qenë bosh që nga tetori i vitit 2013.

Crown Agents vëren se skuadra e saj, hartoi një proces-verbal në emër të kompanisë për të ardhurat e munguara në shumën 1,7 milion Euro dhe gjobë sa 2-fishi i detyrimeve. Vlera totale e gjobës për rafinerinë shkoi 5,2 milionë Euro.

Në raport Crown Agents bën me dije se në dy vite ka evidentuar 4263 raste shkeljesh të legjislacionit doganor e tatimor. Këto gjetje janë të formave të ndryshme, dhe mund të nisin që prej shkeljeve administrative nga njëra anë, deri në mashtrimet financiare të një shkalle të lartë, nga ana tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form