Report TV - Ahmetaj-Berishës: Fakto akuzat e për kokë të 2 gocave dorëhiqem

Report TV 2016-02-20

Views 1

TIRANE - Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e kuvendit ka akuzuar ministrin Ahmetaj se në detyrën e re do të realizojë aferën e kryeministrit atë që nuk e bëri ministri Cani sipas tij madje e ka akuzuar atë se ka firmosur marrëveshje kundra ligjit në udhëtimet e tij drejt Rumanisë si azilkërkues politik.

?Ahmetaj nuk ka idenë e parimeve kyçe të doktrinës financiare. Nuk mund të lejojmë që kryeministri të vjedhë shqiptarët me skemën e TVSH-së. Shkrimet investigative treguan përfshirjen e vëllait të kryeministrit?, ka shtuar Berisha.

Ministri Ahmetaj në replikë me ish kryeministrin Berisha ka komentuar emërimin e tij në krye të financave si asgjë të jashtëzakonshme. Por, në replikë me ish kreun demokrat, ministri Arben Ahmetaj e sfidoi publikisht që të vërtetojë akuzat në adresë të tij. Nëse akuzat vërtetohen, tha Ahmetaj, ai u betua për kokë të dy vajzave se do të japë dorëheqjen menjëherë.

?Nuk ka një çudi se si kalova nga një ministri në tjetrën. Mos mer në mendjen tënde të tilla mendime jo koncesione jo ato që mendon. Ta them miqësisht vër njw ekip të shofhwsh çdo bëj un nw ministrinë e financave. Do bëj të njëjtën gjë siç kam bëre me ekonominë. Dua ndihmën dhe bashkëpunimin e të djathtëve. Do të jap dorëheqjen kam qenë fëmijë që kam negociuar me Rusmailin mbylljen e firmave piramidale që hëngri para dhe jetë shqiptarësh. Asnjëherë nuk kam menduar se buxheti i shtetit janë një rrugë ku mund të fus duart. Të ftoj çdo gjë që mendon se kam hedhur një firma para publike apo një të hapur çoji në prokurori dhe për kokë të dy gocave do jap dorëheqjen në sekond."-tha Ahmetaj

Ai iu drejtua Ahmetajt që të mos bëhej mashë e kryeministrit, ndërsa i kujtoi sesi 9 vjet më parë, në 2005-ën, kur PD erdhi në pushtet, kaloi ilegalisht kufirin dhe u ndal nga policia greke. Akuzat e Berishës, Ahmetaj i priti me të qeshura me zë dhe herë pas here vinte edhe duart në kokë.

Share This Video


Download

  
Report form