Report TV - Akuzat e Berishës për droge në shkollë, mësuesit: Do e padisim

Report TV 2017-04-01

Views 3

Pas akuzave të bera disa ditë më parë nga ish-kryetari i PD, Sali Berisha se në gjimnazin e Kavajës shitet drogë dhe se këtë drogë e shet Elvis Rroshi me drejtoreshën e gjimnazit, ka ardhur edhe reagimi i trupës pedagogjike të gjimnazit "Aleksandër Moisiu" Kavajë.

Drejtoresha e kësaj shkolle Rovena Xaxa i ka quajtur shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të Sali Berishës, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit.

Xaxa deklaroi se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston.

"Shprehim keqardhje për cilindo që thur shpifje e trillime të ulta për të zbehur atë që ofrohet çdo ditë në auditoret e tempullit të dijes së këtij gjimnazi. Ne emrin tim si drejtoreshë e këtij gjimnazi, të 800 nxënësve që frekuentojnë këtë gjimnaz, ne emër të stafit pedagogjik, të komuniteti të prindërve, si e zjgehdur dhe kryetare e komisionit të arsimit, ndaj me opinionin publik se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë rast të vetëm të konstatimit të tendencave të këtij fenomeni dhe për pasojë nuk është tregtuar dhe konsumuar lëndë narkotike në ambientet e gjimnazit tonë", tha Xaxa.

Edhe prindërit e nxënësve të kësaj shkolle kanë dalë në mbashtetje të stafit pedagogji, duke deklaruar se janë të sigurtë për fëmijët e tyre, pasi janë nën kujdesin e një stafi pedagogjik profesionist.

Share This Video


Download

  
Report form