58-vjeçari Gëzim Agolli është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish-bashkëshorten.
Ndonëse të ndarë ligjërisht ata kanë si pronë të përbashkët këtë shtëpi por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.
Vetë Agolli thotë se as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.
Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë, Gëzim Agolli ka gjetur si zgjidhje vetëm protestën.