Punësimi ligjor në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Oferta për punësim të sigurt dhe ligjor në Gjermani, ka sjellë ulje të numrit të personave që kërkojnë azil ne ketë shtet. Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, u shpreh i kënaqur nga ky fakt. Ai tha se shqiptarët janë kthyer në një forcë punëtore në vendin e tij.?Jam i lumtur që qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur rrugën drejt punësimit në Gjermani. Me anë të kësaj mënyre ligjore punësimi, synohet të shmanget edhe fluksi i atyre që ikin për të kërkuar azil. Kjo është rruga e vetme e sigurte për t?u punësuar në Gjermani. Qytetarët shqiptarë kanë një mundësi për punësimin ligjor, duke frenuar kështu ikjet masive?.Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, tha se ka ardhur koha t?i kushtohet vëmendje arsimit profesional. Klosi nuk ka kursyer batuat edhe për infermieret. Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të përbashkët për migrimin profesional.

Share This Video


Download

  
Report form