Report TV, Bllokohet serveri i tatimeve, PD akuza politike, PS: Zbatojmë ligjin

Report TV 2016-02-24

Views 2

Bllokohet sërish puna e komisionit hetimor parlamentar për serverin e tatimeve. Pas kërkesës së maxhorancës për shtyrjen e mbledhjes për shkak të angazhimeve të tjera të dy deputetëve Vasilika Hysi dhe Ervin Bushati, kryetari i komisionit Arben Ristani e cilësoi kërkesën të pabazuar sa kohë do miratohej një rregullore e dakortësuar mes palëve. Në këto kushte maxhoranca u largua nga komisioni ndërsa opozita miratoi rregulloren dhe planin e punës.

?Sot e konstatuat të gjithë siç ishit në sallën e këtij komisioni që zvarritet në mënyrë të qëllimshme për ta çuar përsëri drejt dështimit. Përsa i përket vendimmarrjes sipas ligjit të komisioneve hetimore parlamentare kuorumi duhet për të filluar mbledhjen e komisionit dhe ju e patë që kuorumi ishte kurse vendimmarrja bëhet me shumicën e të pranishmëve,? tha Ristani.

Pasi opozita në komision vendosi që të premten të thirren në seancë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe dy zyrtarë të tjerë, Arben Ristani akuzoi maxhorancën se po bllokon qëllimisht punën e komisionit.

?Sigurisht që qëllimi i vetëm i kësaj maxhorance është që të bllokojë çdo mekanizëm që ka demokracia parlamentare. Këtyre nuk ju intereson demokracia parlamentare dhe çdo ditë po tregojnë shenja të mirëfillta të arrogancës dhe arbitraritetit,? deklaroi kreu i komisionit Ristani.

Pretendim ky që u hodh poshtë nga deputetja e PS-së Blerina Gjylameti e cila tha se dhe vendimi i marrë nga komisioni është i jashtëligjshëm.

?Arsyet e largimit tonë nga mbledhja e komisionit hetimor kanë të bëjnë totalisht me arsye ligjore. Sikundër e patë aty ne kërkuam mirëkuptimin e tyre për shtyrjen e mbledhjes për një arsye të vetme. Për të qenë totalisht transparent kërkojnë një gjë që është komplet e gabueshme në bazë të rregullave dhe ligjeve që ne kemi. Ne kishim thjesht një axhendë dhe në axhendë kishim një ndryshim të planit paraprak të hetimit. Plani paraprak i hetimit duhet të vinte 48 orë para se ne të fillonim mbledhjen gjë e cila nuk ka ndodhur. Kemi që zhvillimi i mbledhjeve duhet të jetë nga kryetari ose sekretari në fund të çdo mbledhje kur ky është i mandatuar nga nga kryetari ose nënkryetari. E pamë dhe këtë gjë dhe ju e vute re shumë mirë që nuk ishte nënkryetari atje. Si është një vendim i vlefshëm ? Neni 13 e thotë shumë qartë mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Po të vinit re ai vendim që u mor është një vendim me 5 vota në 11, që të kemi gjysmën duhet të ishin 6 në 11,? sqaroi Gjylameti.

Ndërkaq PD i është drejtuar kuvendit me një kërkesë pikërisht për këtë çështje duke kërkuar pamundësimin nga maxhoranca të bllokimit të komisioneve hetimore.

Share This Video


Download

  
Report form