Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të investosh në bono thesari nuk është më me leverdi. Interesi i bonove 1 vjeçare preku në ankandin e fundit minimumin e ri historik të 1.71%. Ekspertët e shpjegojnë rënien e vazhdueshme të interesit të bonove me uljen e normës bazë nga Banka e Shqipërisë, tkurrjen e huamarrjes nga qeveria dhe fluksin e madh të parasë në gjendje të lirë që kanë kryesisht bankat. Duke shpjeguar se nga kjo situatë përfiton qeveria dhe humbasin qytetarët, ata u rekomandojnë këtyre të fundit gjetjen e formave të reja të investimeve, duke marrë përsipër riskun.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/interesi-i-bonove-zbret-ne-minimumin-historik-te-1-71-perfiton-qeveria/