BE, shqetësim për zgjedhjen e Thaçit President - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e saj për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, nën një klimë të tensionuar, duke i cilësuar ato si të papranueshme. Në një reagim të shkurtër të zyrës së Përfaqësueses për Politikë të Jashtme, Federika Mongerini, Brukseli shmang urimin për Thaçin, ndërsa kërkon dialog politik mes palëve.

?Kuvendi i Kosovës zgjodhi Hashim Thaçin si president në një atmosferë shumë të tensionuar. Skenat të cilat kemi parë në këtë Parlament, janë vërtet shqetësuese. Aktet e dhunës, të çdo forme janë të papranueshme nga askush. Retorika e tillë veçse ndan dhe e bën dialogun politike edhe më të vështirë. Ne presim nga liderët e partive politike në Kosovë, të veprojnë me përgjegjshmëri dhe shmangin tensionet?.

Ky qëndrim pasoi atë të ambasadorit të BE-së në Prishtinë Zbogar, i cili kërkoi shmangie të dhunës dhe bisedime mes palëve. Më i ashpër ka qenë ambasadori amerikan, i cili tha se mbështet dialogun në institucione ndërsa dënoi dhunën me gaz e bomba molotov nga ana e deputeteve opozitare.

Share This Video


Download

  
Report form