Një prej simboleve të Elbasanit, Kalaja me mure dhe portën kryesore të saj rrezikon të shembet. Në brendësi të saj uji pikon në pjesën e sipërme të qemerit sikur të binte shi papushim. Lagështira ka depërtuar kudo e muret shekullore po shkatërrohen.
Kalimi i qytetarëve poshtë saj po kthehet në një shqetësim më vete për banorët. Një situatë e tillë vijon prej vitesh e atë nuk po e sheh askush. Qytetarët shprehen se uji mund të vijë nga një tubacion i dëmtuar dhe ai po dëmton muret dhe portën shekullore të kalasë.
"Nuk bën vaki kurrë në botë, e ka bo dorë e vjetër. E kanë bërë njerëzit tonë më të dashur, njerëzit tanë më të zgjuar qe të kohës së Skënderbeut."-thotë një qytetarë
"Duhet të vejë dorë bashkia që ta rregullojë.Në fakt uji duket që kullon gjithandej këtu, mund të rrezikojnë edhe të zënë njeri poshtë?
Po, po rrezikon posi. Ja ju e shikoni vet si është. Ju e shikoni vet një gjë që duket".-shprehet një tjeter