#rtvora #oranews
Disa vite me parë në tregun industrial të Elbasanit ishte e vështirë të lëvizje pasi kishte një mbipopullim si nga ana e blerësve ashtu edhe nga dyqanet që tregtonin në të. Sot pak vite pas hapjes së tregut të ri rrezikohet mbyllja e tij. Sipas administratorit, një nga faktorët e kësaj situate janë shitësit ambulantë.
Tregu industrial në qytetin e Elbasanit rrezikon të mbyllet. Shkak për këtë është rënia e fuqisë blerëse.
Përmirësimi i kushteve infrastrukturore duket se nuk ka ndikuar në tërheqjen e blerësve, pasi numri i tyre ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.
Tregtarët shprehen se po përballen me luftën për mbijetesë, pasi rënia e fuqisë blerëse po i dëmton shumë.
"Tregu është shumë dobët."
"Nuk ka blerës fare, e shikon tregun bosh."
Ndërsa, për administratorin e këtij tregu, përgjegjës për këtë situatë janë shitësit ambulantë, të cilët tregtojnë në afërsi të tregut. Një tjetër faktor sipas tij është edhe largimi masiv i qytetarëve jashtë vendit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tregu-i-elbasanit-rrezikon-mbylljen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz