Një i ri është arrestuar nga policia rrugore pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur në një masë të konsiderueshme alkooli 1.81.
Në një video të shpërndarë nga Policia e Shtetit, filmuar nga kamerat në trupin e efektivëve, dëgjohet shoferi i ndaluar në Tiranë teksa i kërkon policit ta lë të shkojnë pasi ka për të bërë rrugë deri në Lezhë.
Kur punonjësi i policisë i komunikon se sasia e alkoolit që ai ka konsumuar vë në rrezik jetën e pasagjerëve dhe për këtë arsye duhet të arrestohet, shoferi i drejtohet me fjalët:
"Më vdektë motra mos na merr në qafë o burr".