Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni i policisë rrugore kap në gjendje të dehur drejtuesin e një prej urbanëve të transportit publik në kryeqytet.
Burimet zyrtare thanë se gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.
Mësohet se drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Gjatë aksionit të zhvilluar në fundjavë janë arrestuar edhe 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Efektivët e rrugores kanë ndëshkuar edhe drejtues mjetesh me shkelje të përsëritura ku sipas burimeve zyrtare njëri prej tyre shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh.
Përveç 1751 gjobave të vendosura për shkelje të ndryshme, gjatë aksionit janë hequr 75 Leje Drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara si dhe shkelje të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestohet-shoferi-i-dehur-i-transportit-urban