Dy persona, një prej të cilëve efektiv i Policisë së Burgjeve, u arrestuan këtë mesditë nga Policia e Tiranës, ndërsa ata u kapën me një sasi prej rreth 8.6 kg kanabis. Elton Lala, 29 vjeç, punonjës i Policisë Burgjeve si dhe Shkëlzen Duçka, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën me një sasi prej rreth 8.6 kg kanabis, të cilën e kishin futur në bagazhin e veturës së tyre ?Mercedez- Benz?.
Pamjet që shikoni i përkasin momenteve të ndërhyrjes së efektivëve të njësisë operacionale të cilët i bllokojnë një prej të arrestuarve një dokumente. Ndërsa kur polici i maskuar hap bagazhin i automjetit zbulohet lënda narkotike e futur e amballazhuar me qese plastike të zeza dhe e mbështjellë me natriban.
Operacioni u krye pranë Zogut të Zi, në një parkim. Në momentin e ndërhyrjes së policisë Elton Lala, u paraqit tek efektivët e antidrogës si oficer policie, ndërsa bashkëpunëtori i tij tentoi të largohej në këmbë. Ai u kap nga punonjësit e policisë dhe më pas u prangos. Sipas hetimeve të kryera ky grup dyshohet se ushtronte aktivitetin kriminal në zona të ndryshme në kryeqytet, por edhe në zonën e Farkës.
Pas ndalimit të dy personave, veç lëndës narkotike, policia bllokoi edhe një armë zjarri pistoletë tip ?TT?P, model 56. Kjo armë sipas policisë i përket efektivit të Policisë së Burgjeve Elton Lala. Veç armës, iu bllokuan edhe dy krëhëra me 14 fishekë, një automjet "Mercedes-Benz ", me targa TR 5686 I, 4 telefona celularë.