25 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa është gjetur dhe sekuestruar sot në Vlorë, ndërkohë që policia ka prangosur një punonjës të policisë së kufirit në Dhërmi.
Sipas policisë, bëhet e ditur se, operacioni për sekuestrimin e drogës ishte koduar ?STROM? në të cilin është gjetur 25 kg e 630 gr lëndë narkotike, e llojit "Cannabis sattiva" dhe në pranga kanë rënë 5 persona.
Konkretisht në pranga ka rënë efektivi Hasan Hysenaj, 47-vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi si dhe G.H 18-vjeç, Ferdbent Hoxha 66-vjeç, Emiljano Lazaj, 29-vjeç dhe Mjaftim Jonuzaj, 46-vjeç.
Pesë personat u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë - Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, në pronësi të Hasan Hysenaj kur në automjet, policia ka gjetur të fshehur në mjet, lëndën narkotike e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj.
Përveç kësaj, policia ka bllokuar dhe sekuestruar dhe një automjet tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, një automjet tjetër tip "Peugeot" me targë: AA478J dhe 5 aparatë celularë.