Report TV - Atentati i Çakollarit, gruaja: Isha me të në kafe, kur u kthye e plagosën

Report TV 2016-03-07

Views 0

TIRANË- Vijon puna për zbardhjen e atentatit të kryer këtë të premte në kryeqytet nga i cili mbeti i plagosur Vilion Çakollari 35 vjeç. Sipas dëshmisë së gruas së tij të dhënë për oficerët e hetimit mbi plagosjen e të shoqit dy ditë më parë ai është vrarë me 4 plumba në derën e banesës .

Teksa po kthehej në shtëpi pasi kishte shkuar në kazino Çenkollari është drejtuar banesës i ka rënë citofonit dhe gruaja ka dëgjuar të shtënat e armës në momentin që do i hapte derën

Mendohet se arma që mund te jetë përdorur nga autori te ketë qënë një pistolete"GLOCK" ose Berete e kalibrit 9 mm, ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në total i plagosuri është qëlluar me 4 plumba por në vengjarje janë gjetur vetëm2 gëzhoja.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila mbetet ende e dyshimtë mbi motivin. Megjithatë tashmë pritet dëshmia e të vëllait të Çenkollarit i cili ndodhet i burgosur në burgun 313 në kryeqytet ku vuan dënimin për një vrasje të kryer vite më parë dhe kjo është pista kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Burime nga Spitali i Traumës bëjne me dije se ai ndodhet në gjendje ende të pastabilizuar por në reapartin e Reanimacionit.

Ndërkohë sipas familjarëve, Çenkollari dyshohet të kënë thënë se ai e kishte paralajmëruar në njëfarë mënyre atentatin, pasi kishte kohë që e ndiqte një i panjohur. Kjo ende nuk konfirmohet zyrtarisht deri në zbardhjen e dëshmisë së plotë të të plagosurit e cila do të zbardhë të gjitha dyshimet mbi këtë ngjarje kriminale dhe motivet e saj

Ndërkohë Cakollari është edhe kunati i një prej anëtarëve të ?Bandës së Niklës?.

Share This Video


Download

  
Report form