Report TV - Lirohet kreu i Tatimeve Tiranë Apeli: Arrestimi ishte i paligjshëm

Report TV 2016-03-09

Views 1

TIRANE - Gjykata e Apelit lë të lirë drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi të arrestuar në 18 shkurt të këtij viti për akuzën e korrupsionit.

Gjykata e Apelit, të cilës Androkli Kokthi i ishte drejtuar me kërkesën për liri, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest me burg" në arrest shtëpiak, çka do të thotë se kreu i Tatimeve do të shmangë burgun gjatë periudhës së hetimit për akuzën e ngritur ndaj tij.

Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Ervin Metalla arrestimi i Kokthit ishte i paligjshëm.

Sipas Prokurorisë, Androkli Kokthi ka lëshuar urdhër për rikthim malli të konfiskuar me vlerë 4 milionë lekë, duke shkelur ligjin për një mall të bllokuar dhe të magazinuar në Drejtorinë e Tatimeve.

Share This Video


Download

  
Report form