Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një operacion kundër ISIS është ndërmarrë në Romë nga karabinerët e Ros në Itali.
Dy shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar ndërkohë për një shtetas tunizian është firmosur urdhërarresti.
Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë përkatësisht 26 vjeçari Abdulla Kurtishi dhe Vullnet Maqellara 41 vjeç i cili njihej si Carlito Brigande.
Abdullah Kurtishi, mendohet se ka arritur të largohet nga burgu në Maqedoni. Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme me akuzën e dokumenteve false.
Kurtishi kishte lidhje me Maqellarën
I dyshuari tjetër është tuniziani Firas Barhoumi 29 vjeç i cili mendohet se ndodhet në Irak.
Sipas mediave italiane ai komunikonte me Maqellarën gjatë kohës që ishte në Irak.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/arrestohen-tre-terroriste-te-dyshuar-dy-prej-tyre-shqiptare-nga-maqedonia/