Kreu i autoritetit të medias audiovizive Gentian Sala paralajmëron se procesi i dixhitalizmit do të nisë në muajin prill, por nuk ka një datë se kur ky proces mund të mbyllet.
Kështu deklaroi kreu i AMA gjatë prezantimit të raportit të vjetor të vitit 2015 në Komisionin e Medias .
Sipas tij i vetmi çelës që garanton këtë proces është operatori publik.
Por drejtuesi i mbledhjes së Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës, Alfred Peza kujtoi faktin se ky proces sipas afatit të vendosur nga Autoriteti Ndërkombëtar në Gjenevë për televizionet dixhitale për dixhitalizmin, duhej kryer në qershorin e viti të shkuar.
Për aplikimin e mediave për licensën kombëtare sipas beauty contest , Sala tha se operatorët përkatës televiziv kanë ndjekur procedurën gjyqësore për këtë çështje.
Kreu i AMA tha se mungesa e kuorumit në mbledhjen e bordit të AMA ka sjellë pamundësi në dhënien e licencave veçanërisht për operatorët radiofonikë dhe kjo situatë ka sjellë një kosto financiare për autoritetin.