Report TV - "Dekriminalizimi", Prokuroria ngre strukturën për verifikimin e zyrtarëve

Report TV 2016-03-16

Views 0

Dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore do të verifikojnë të gjithë personat që preken nga ligji i Dekriminalizimit.

Dy javë nga miratimi i akteve nënligjore të dekriminalizimit prokurori i përgjithshëm ka urdhëruar ngritjen e kësaj strukture e cila në totalet do të përbëhet nga 5 persona, dy prokurorë e tre oficer policie gjyqësore.

Sipas urdhrit të Llallës kjo strukturë do të kujdeset për ?- Krijimin e regjistrit për regjistrimin e kërkesave për verifikim dhe krijimin e regjistrit për regjistrimin e formularëve të vetëdeklarimit; si edhe, krijimin e një sistemi elektronik për regjistrimin, ruajtjen dhe dokumentimin e kërkesave për verifikim, të dhënave, akteve apo fakteve të administruara, rezultatet e verifikimit dhe të dhënave të grumbulluara?.

ReportTv ka mësuar nga burime pranë akuzës se kjo strukturë prej 2 prokurorësh e 3 OPGj do të jetë e pajisur me certifikatë sigurie të nivelit maksimal dhe zyrat e tyre do të jenë në prokurorinë e përgjithshme.

Deri në këto momente kreu i akuzës Adriatik Llalla ende nuk ka një emër se kush do të drejtojë këtë strukturë por pritet që kreu i kësaj strukture të zgjidhet dhe me pëlqimin e partnerëve ndërkombëtar thanë burimet për ReportTv.

Ligji për dekriminalizimin u miratuar më 27 dhjetor të 2015 dhe katër muaj pas miratimit të ligjit hynë në fuqi aktet nënligjore dhe institucioni i parë që konkretizon aplikim e tij është prokuroria e përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form