http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ne Tirane Partia Socialiste e ka bere te qarte se nëse nuk miratohet reforma ne drejtësi, vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme; nga Uashingtoni kryetari i PD Lulzim Basha, deklaron se kjo dileme, nuk ekziston per opozitën.?Edhe reformën në drejtësi edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformën në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë, para ligjit zyrtarët e korruptuar. Për të vënë para ligjit kriminelët me lidhje me pushtetin, të cilët bashkërisht shkelin ligjin duke i imponuar qytetarëve një tirani dhe duke qëndruar për vete me privilegjet e tyre, me korrupsionin e tyre mbi ligjin dhe jashtë ligjit sot e gjithë ditën.dhe nga ana tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve. Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi edhe zgjedhje të lira e të ndershme?.Dhe sipas Bashes, testi i pare per kryeministrin Rama qe te tregoje se vërtet e dëshiron kete reforme është ngritja e Byrosë se Hetimit.?Sot që Komisioni i Venecias është shprehur qartë prova, barra e provës është në anën e edi ramës. Nëse është gati për reformën në drejtësi, testi i parë është byroja kombëtare e hetimit. Është së pari miratimi i akteve kushtetuese dhe ligjore për t?i hapur rrugë kësaj vegle që lufton korrupsionin në nivele të larta?.Gjate takimeve ne Këshillin e Sigurisë Kombëtare te Shtëpisë se Bardhe, por edhe gjate bisedës me kongresmenet amerikane, lideri i opozitës ka marre mbështetje per 3 çështjet e ngritur nga PD; Dekriminalizimi, Zgjedhjet e Lira dhe Reforma ne Drejtësi.David Jolly: ne do t?ju inkurajojmë dhe mbështesim në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe në zbatimin e reformës në drejtësi sapo ajo të miratohet. Sigurisht edhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një prej pritshmërive që shba-të gjithmonë kanë. Në të njëjtën kohë në këtë kontekst ne do t?ju mbështesim si vend me statusin kandidat në be dhe pjesë e nato-s dhe jam shumë i lumtur që të punojmë me ju në të ardhmen.Edhe drejtori për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, gjate takimit me liderin e opozitës, ka mbështetur iniciativën e Partisë Demokratike për dialog dhe konsensus politik mes qeverisë dhe opozitës për të miratuar reformën në drejtësi bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.