Kamëz- Dy persona janë arrestuar edhe një është shpallur në kërkim, pasi u paraqitën si punonjës policie duke ndaluar 2 persona që ishin duke lëvizur me makinë duke u kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me qëllim që t?u jepnin lekët që kishin me vete.
Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar duke u larguar dhe depozituar kallëzimet në Komisariat. Ndërsa nga hetimet janë identifikuar dhe zbuluar autorët, të cilët janë Halil Topalli 22 vjeç i dënuar më parë për vjedhje dhe Shaban Topalli 33 vjeç, të dy nga Kruja, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tretë.
Policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin u larguan autorët e dyshuar ?Ford? me targa AA 551 LI.