http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Doland Lu ashpërson gjuhen kundër korrupsionit duke kërkuar goditjen e personave të konsideruar të paprekshëm. Ai tha se në Shqipëri SHBA do të ndihmojnë në trajnimin e të gjithë stafit të BKH-së. Një shembull të funksionimit të njësisë antikorrupsion e merr nga Holliwood-i, kur kujton luftën për kapjen e mafiozit Al Capone. Këto deklarata ambasadori Lu i bëri, ndërkohë që Komisioni i Posaçëm Parlamentar po diskuton reformën në drejtësi, pjesë e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.