Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Faza e dytë e rikonstruksionit të ujësjellësit të qytetit të Kukësit, e cila ka startuar vetëm muajin e kaluar, ka shkaktuar pakënaqësitë e para tek banorët e qytetit veri-lindor pasi inertet e nxjerra për futjen e tubave të ujit kanë zënë trotuaret duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve por edhe duke prishur imazhin e qytetit.
Banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet menjëherë për lirimin e këtyre hapësirave publike dhe të merren masa administrative për personat përgjegjës.
Në të gjitha rrugët e qytetit ndërtimi i këtij ujësjellësi ka dëmtuar rrugët e qytetit ndërkohë që për përfundimin e kësaj vepre janë akorduar nga ?Drejtoria e Përgjithshme Ujësjellës Kanalizime? rreth 190 milionë lekë të reja nga me një afat kohorë prej 12 muajsh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruksioni-i-ujesjellesit-ankohen-banoret-inertet-kane-bllokuar-rrugen/