Biznesmeni më i pasur i botës arabe në Shqipëri me ftesë nga Presidenti i RTV Ora News

Ora News Lajme 2016-03-28

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ndër 10 biznesmenët më të pasur të Emirateve Arabe, Khalaf Ahmad Al Habtoor vizitoi në fundjavë Tiranën. Kontakti me Shqipërinë, në vizitën e tij të parë ishte peisazhi mahnitës, që manjati dhe filantropi i njohur në botën arabe vështroi nga dritaret e avionit privat.

Edhe në takimin e vetëm me zyrtarët shqiptarë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Al Habtoor nuk e fshehu admirimin për natyrën shqiptare dhe potencialin e madh të zhvillimit.

Mikpritësi i një ndër biznesmënevë më të pasur të botës arabe sipas Forbes, Khalaf Ahmad Al Habtoor ishte Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi, i cili i rezervoi dhe një vizitë miqësore në ambientet e grupit mediatik Yldon, me dy televizionet Ora News dhe Channel 1 në kompleksin bashkëkohor tërësisht të tjetërsuar falë investimeve të pakursyera.

Al Habtoor iu përgjigj ftesës së z.Ndroqi që të investojë në Shqipëri, si një vend me burime dhe energji të jashtëzakonshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/biznesmeni-me-i-pasur-i-botes-arabe-ne-shqiperi-me-ftese-nga-presidenti-i-rtv-ora-news/

Share This Video


Download

  
Report form